Tirana mposht Partizanin në derbi

Volejboll

Tirana mposht Partizanin në derbi

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:05
Tirana mposht Partizanin në derbi

Janë luajtur ndeshjet e javës së 7-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra.

Në grupin B, ashtu si në fazën e parë, skuadra e Tiranës fiton sërish ndaj Partizanit në kampionat, këtë herë me shifrat 3-0. Ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, por me një epërsi të lehtë të bardhebluve, që i fituan setet me meritë (25-21, 25-16 dhe 27-25). Të kuqtë “zgjohen” vonë për të shpresuar të përmbysja.

Nga kjo humbje përfiton Skënderbeu, që fitoi 3-0 në Korçë ndaj Korabit (25-10, 25-18, 24-12) dhe ngjitet në vendin e dytë të Grupit B, duke lënë pas “të kuqtë”. Po në këtë grup, fiton edhe Lushnja, që mundi 3-0 Teutën, fitore më shumë për statistikë.

Në Grupin A vijon dominimi i Barleti Volley, që mposhti 3-0 Mirditën në kryeqytet (25-8, 25-16, 25-15), duke udhëhequr renditjen me 21 pikë të plota. Barletaset janë e vetmja skuadër që nuk kanë humbur asnjë set në kampionat. Fiton edhe Apolonia, 3-1 me përmbysje ndaj Flamurtarit (24-26, 25-18, 25-8, 25-18), që ngjitet përkohësisht në vendin e dytë.

Volejboll – Femra, Grupi A (Java e 7-të)

Apolonia – Flamurtari, 3-1

Barleti Volley – Mirdita, 3-0

Renditja: Barleti Volley 21 pikë, Apolonia 14 pikë, Vllaznia 13 pikë, Flamurtari 9 pikë, Elbasani 3 pikë, Mirdita 0 pikë.

Volejboll – Femra, Grupi B (Java e 7-të)

Skënderbeu – Korabi, 3-0

Teuta – Lushnja, 0-3

Partizani – Tirana, 0-3

Renditja: Tirana 19 pikë, Skënderbeu 16 pikë, Partizani 15 pikë, Lushnja 10 pikë, Teuta 3 pikë, Korabi 0 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat