Barleti Volley nuk njeh humbje në kampionat

Volejboll

Barleti Volley nuk njeh humbje në kampionat

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:37
Barleti Volley nuk njeh humbje në kampionat

Barleti Volley është skuadra e parë gjysmëfinaliste e play off-it në volejboll për femra, pasi ka siguruar matematisht kreun e Grupit A.

Skuadra barletase fitoi 3-0 ndaj Flamurtarit, në takimin e vlefshëm për javën e tetë të kampionatit, duke korrur fitoren e tetë (asnjë ndeshje e humbur dhe asnjë set i humbur në kampionat).

Ndeshja u dominua nga ekipi i trajnerit Pogoni, që pati një epërsi të lehtë në të trija setet, të fituara me shifrat 25-29, 25-29, 25-22. Për vendin e dytë në Grupin A betejë e fortë mes Vllaznisë e Apolonisë. Shkodranet fituan 3-0 ndaj Mirditës (25-12, 25-16, 25-18), ndërsa fieraket mposhtën 3-1 Elbasanin (25-11, 23-25, 25-16, 25-15).

Volejboll – Femra, Grupi A (java e 8-të)

Mirdita – Vllaznia, 0-3

Flamurtari – Barleti Volley, 0-3

Elbasani – Apolonia, 1-3

Renditja: Barleti Volley 24 pikë, Vllaznia 19 pikë, Apolonia 17 pikë, Flamurari 9 pikë, Elbasani 3 pikë, Mirdita 0 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat