Ferizaj, Peja, Drita dhe Golden Eagle Theranda kanë siguruar play-off-in

Volejboll

Ferizaj, Peja, Drita dhe Golden Eagle Theranda kanë siguruar play-off-in

Më: 3 prill 2021 Në ora: 13:08
Ferizaj, Peja, Drita dhe Golden Eagle Theranda kanë siguruar play-off-in

Superliga e Kosovës në volejboll në konkurrencën e meshkujve vazhdon në këtë fundjavë me ndeshet e xhiros së tetë.

Ndeshja derbi e kësaj javë zhvillohet në Ferizaj në mes të Ferizajt dhe Dritës.

Tashmë kur kanë mbetur edhe tri javë deri në përfundim të pjesës së rregullt dihen edhe ekipet pjesëmarrëse në “play-off”.

Ferizaj, Peja, Drita dhe Golden Eagle Theranda kanë siguruar “play-off”-in.

Mbetet që të mësohen vetëm pozitat. Të shtunën takohen Ferizaj – Drita, kurse të dielën përballen Prishtina Volley – Peja dhe Drenica – G. Eagel Theranda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat