KV Luboteni Junior, kampion i ligës së parë

Volejboll

KV Luboteni Junior, kampion i ligës së parë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 21:48
KV Luboteni Junior, kampion i ligës së parë

Djemtë e klubit Luboteni J, janë shpallur kampionë të Ligës së Parë në volejboll.

Pavarësisht se pësuan humbje në ndeshjen e fundit ndaj Kaçanikut, me rezultat 3:2 (18:25; 19:25; 26:24; 25:17; 15:13), volejbollistët ferizajas rrëmbyen trofeun e kampionit të Ligës së Parë.

Kupën, kapitenit Agron Ahmeti, ia dorëzoi anëtari i bordit të FVK-së z. Valon Xhafaj.

Federata e Volejbollit e Kosovës, e uron ekipin e Luboteni J, për suksesin e arritur, duke ju dëshiruar të arritura tjera në karrierën e volejbollit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat