Peja kampion i ri i Kosovës

Volejboll

Peja kampion i ri i Kosovës

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:04
Peja kampion i ri i Kosovës

Klubi i volejbollit Peja e ka fituar edhe ndeshjen e tretë të serisë së finaleve në elitën e volejbollit te meshkujt, duke mposhtur Dritën 3:2 (18:25; 25:22; 20:25; 25:18; 15:4).

Në një ndeshje shumë interesante, fituesin e ka përcaktuar tie-break, duke e vazhduar dramën në pesë sete.

Peja me ketë sukses, arrin të fitojë trofeun e dytë këtë edicion, pas triumfit edhe në Kupën e Kosovës në volejboll te djemtë.

Trajneri Qazim Kelmendi është i lumtur për suksesin e madh, pas një kohe rikthejnë titullin në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat