Bleona Kadriu me statistika impresive!
Volejbollistja e Kombëtares së Kosovës në volejboll, Bleona Kadriu, ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të kualifikimeve në CEV EuroVolley.
Ajo ka patur statistikë mbresëlënëse, prej 15 pikëve, 2 ase nga 18 shërbime dhe një kontribut dukshëm më të avansuar, në krahasim me ndeshjet tjera.
Kadriu ishte pikëshënuesja më e mirë e Kombëtares në duelin me Malin e Zi, ku Kosova e fitoi setin e parë në debutimin e saj në këto kualifikime.