Kajtazi: Koha kur Kosova gjunjëzonte Serbinë, Maqedoninë, Mali e Zi

Volejboll

Kajtazi: Koha kur Kosova gjunjëzonte Serbinë, Maqedoninë, Mali e Zi

Nga: K.G. Më: 21 maj 2021 Në ora: 15:28
Kajtazi: Koha kur Kosova gjunjëzonte Serbinë, Maqedoninë, Mali e Zi

Trajneri i mirënjohur Xhavit Kajtazi, aktualisht kryetrajner i Prishtina Volley, kujton kohën e artë të volejbollit të Kosovës në vitet e 80-ta.
Ai në vitin 1985 ka qenë përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës.

“Pak histori... Koha kur Përfaqësuesja e Kosovës gjunjëzonte Serbinë, Maqedoninë, Mali e Zi

Këtë foto sapo ma dërgoi Bujar Dervishaj, tashme emër i njohur në volejbollit evropian, për të na rikujtuar vitin 1985, kur ky u ftua të jetë pjesë e përfaqësueses së ish-Jugosllavisë.

Asokohe unë isha përzgjedhës, ndërkohë që në Foçë zumë vendin e pestë (nga tete përfaqësuese). Por ajo që ishte e veçantë në këtë garë, na rikujton ndeshja kundër përfaqësueses së Serbisë, të cilën e fituam me rezultat të pastër 3:0. Fill pas kësaj, Bujarit i erdhi ftesa të jetë pjesë e përfaqësueses së të rinjve të ish-Jugosllavisë.

Në nëntor të vitit 1985, në Strumicë, Kosova zuri vendin e katërt. Fituam ndaj Malit te Zi dhe Maqedonisë, ndërkohë që në ndeshjen për vendin e tretë pësuam nga Serbia, pas një drame në pesë akte me rezultat 3:2”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat