Kosova kampione e Ballkanit në beachvolley U-20

Volejboll

Kosova kampione e Ballkanit në beachvolley U-20

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 22:20
Kosova kampione e Ballkanit në beachvolley U-20

Kosova është fituese e Kampionatit Ballkanik në Beach Volley U20 në konkurrencën e femrave. 

Dyshja Yllka Jashari / Agnesa Koxha kanë arritur të fitojnë titullin duke mposhtur në finale kombëtaren e Maqedonisë me rezultat 2:0 në sete.

Në konkurencen e meshkujve  dy ekipet nga Turqia arritën të fitojnë dy vendet e para, duke u takuar në finale me njëra tjetrën. Vendin e tretë arriti ta fitoj Kosova, respektivisht dyshja Maliqi / Bajrami. 

Në finale të Kampionatit Ballkanik prezent ishin edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës z. Ismet Krasniqi, Milaim Kelmendi nënpresident i KOK-ut, drejtori i sportit në komunën e Prishtinës z.Fitim Rexha dhe personalitete tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat