Rezultate të pritura në elitën e volejbollit të Kosovës

Volejboll

Rezultate të pritura në elitën e volejbollit të Kosovës

Nga: K.G. Më: 3 tetor 2021 Në ora: 23:08
KV Skenderaj

Është zhvillua java e parë e Kampionatit të Kosovës në volejboll, konkurrencën e femrave dhe të meshkujve.

Kryesisht u shënuan rezultate të pritura me përjashtim të derbit tek meshkujt mes kampionit Peja dhe Prishtina Volley, e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 3:2 në të mirë të pejanëve. 

Në takimet tjera ashtu siç pritej edhe fituan favoritët.

Meshkujt 

Peja – Prishtina Volley 3:2
Vëllaznimi – Drita 0:3
Ferizaj – Skënderbeu 3:0
Drenica – Golden Eagle Ylli 0:3 me rezultat zyrtar
Luboteni – Ulpiana luhet në mesjavë

Femrat
Ferizaj – Skenderaj 1:3
Prishtina – Feronikeli 1:3
Malisheva – Fushë Kosova 0:3
Kastrioti – M Technologie 0:3
Drita – Fer Volley në mesjavë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat