Drita fiton Superkupën e Kosovës

Volejboll

Drita fiton Superkupën e Kosovës

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 23:47
Drita fiton Superkupën e Kosovës

Drita e ka dëshmuar edhe njëherë fuqinë e saj në volejbollin e Kosovës.

Vashat gjilanase fituan Superkupën e Kosovës duke triumfuar 3:0 ndaj M-Technologie në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Fituesja e Kupës së Kosovës, M-Technologie dhe kampionia e Kosovës, Drita i matën forcat sonte në një ndeshje që premtonte më shumë sesa në fakt dhuroi.

Image

Drita e nisi ndeshjen mjaft mirë dhe nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren, teksa fitoi setin e parë me shifrat 25:17.

Seti i dytë ishte i barabartë deri në pikën e 15-të, por më pas Drita hyri në seri 10-1 për ta fituar 25:16.

Në setin e fundit, vashat e M-Technologie të dorëzuara totalisht nuk arritën t’i bënë ballë kundërshtareve duke humbur 25:15.

Image

Kështu, Drita e nis për mrekulli sezonin e ri me një trofe, teksa do të synojë mbrojtjen e titullit në edicionin 2021/22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat