Organizohet Kupa e Pavarësisë

Volejboll

Organizohet Kupa e Pavarësisë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 12:38
Organizohet Kupa e Pavarësisë

Në Prishtinë, më datat 26, 27 dhe 28 nëntor, do të organizohet Kupa e Pavarësisë 2021 në spotin e volejbollit. Ky event do të zhvillohet në të dyja kategoritë, meshkuj e femra.

Në këtë turne, që organizohet nga Federata Shqiptare (FSHV) e ajo e Kosovës e Volejbollit (FVK), do të marrin pjesë 4 ekipe për femra e 4 për meshkuj.

Më datën 26 nëntor do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale për femra: Tirana-Technologie dhe Drita-Vllaznia. Ndërsa për meshkuj, një ditë më pas, do të luhen sfidat Drita-Tirana e Erzeni-Ferizaj.

Ndeshjet finale do të luhen më datën 28 nëntor. Ky event rikthehet pas dy vitesh pushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat