Shqipëria në grup me Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë

Volejboll

Shqipëria në grup me Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 11:20
Shqipëria në grup me Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë

Në Luksemburg është hedhur shorti i Ligës së Argjendtë në volejboll, event i ekipeve kombëtare, ku do të marrë pjesë edhe Shqipëria, por vetëm me kombëtaren e meshkujve.

Të pranishëm në hedhjen e shortit kanë qenë edhe dy drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit.

Pjesëmarrëse në këtë turne janë 7 ekipe, të ndara në dy grupe. Shqipëria ndodhet në Grupin B bashkë me Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë (grupi tjetër ka tri skuadra).

Dy ekipet e para të secilit grup do të shkojnë në fazën gjysmëfinale, që zhvillohet në Hungari, më datat 18-19 qershor.

Faza e grupeve do të luhet me sistem vajtje-ardhje dhe takimet do të nisin në muajin maj 2022. Pra, Shqipëria e trajnerit Jani Melka do të luajë 6 ndeshje në fazën e grupeve (kjo fazë mund të zhvillohet edhe me sistem grumbullimi të ekipeve ne një shtet).

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat