Edon Ibrahimi reagon: Fer Volley nuk vlerësohet si klubi me i suksesshëm i qytetit të Ferizajt! 

Volejboll

Edon Ibrahimi reagon: Fer Volley nuk vlerësohet si klubi me i suksesshëm i qytetit të Ferizajt! 

Më: 25 janar 2022 Në ora: 12:37
Edon Ibrahimi reagon: Fer Volley nuk vlerësohet si klubi me i suksesshëm i qytetit të Ferizajt! 

Klubi i volejbollit Fer Volley nga Ferizaj, është i indinjuar që u anashkalua si klubi më i mirë në qytetin e Ferizajt.

Trajneri i këtij klubit, Edon Ibrahimi, ka reaguar me rastin e përzgjedhjes së më të mirit.   

“Fer Volley nuk vlerësohet si klubi me i suksesshëm i qytetit! 

Bravo!

Kampion të Superligës B.

Fitues të Kupës së FVK.

Kampion të Kosovës Beach Volley (senior).

Kampion të Kosovës Beach Volley ( U-22 ).

Vendi i 3 të Kosovë  Beach Volley ( U-18 ).

Gjithashtu Fer Volley si fitues i kampionateve vendore arriti të prezantoj edhe  kombëtaren e Kosovës në Beach Volley ku arriti ti sjell Kosovës 3 medalje Ballkanike, por pa ndonjë vlerë …!
Kosova vend i mundësive.

Më shumë nuk po tregojmë mjafton…

Suksese të gjithëve ne do të vazhdojmë të prezantojmë me krenari qytetin tonë që e duam aq shumë.
Padrejtësitë vetëm do ti tregojmë pasi për ti luftuar nuk kemi fuqi”,
reagon Ibrahimi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat