Fillon liga e përbashkët Kosovë - Shqipëri

Volejboll

Fillon liga e përbashkët Kosovë - Shqipëri

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 15:55
Fillon liga e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Në fundjavë fillojnë ndeshjet e ligës së përbashkët, Kosovë-Shqipëri, 'Gjergj Kastrioti'.

Kosova në këtë ligë përfaqësohet nga KV Ferizaj dhe KV Peja në konkurrencën e meshkujve, ndërsa KV Drita dhe KV Fer Volley garojnë te femrat.

Në anën tjetër, KV Erzeni dhe KV Tirana përfaqësojnë meshkujt nga Shqipëria, ndërsa te femrat garojnë KV Skënderbeu dhe KV Tirana.

Image

Kjo është hera e parë që mbahet një garë e formatit të tillë me ekipe nga Kosova dhe Shqipëria.

Image

Ndeshjet zënë vend në formë të turneut, vajtje-ardhje, para se të fillojnë në formatin kampional sezonin e ardhshëm.

Takimet e para luhen në fundjavë, më 19 shkurt, ndërsa gara mbyllet me finalet e 2 marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat