A kemi persona brenda FVK-së që luftojnë vetëm për karrierën e tyre?

Volejboll

A kemi persona brenda FVK-së që luftojnë vetëm për karrierën e tyre?

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 15:31
A kemi persona brenda FVK-së që luftojnë vetëm për karrierën e tyre?

Një dukuri që po e përcjellë edhe Federatën e Volejbollit të Kosovës, se ka disa persona posaçërisht brenda bordit, që më shumë luftojnë për karrierën e tyre se sa për ngritjen e volejbollit.

Ata persona derisa t’i fitojnë votat nuk lënë derë pa trokitur dhe e luajnë rolin se po i paraprijnë zhvillimit të këtij sporti, në fakt është e kundërta! A janë të rrezikshëm dhe të dëmshëm për volejbollin këta persona?

Ata luftojnë për provimin e vetes dhe në rritjen e karrierës së tyre, një ditë ëndërrojnë postin e kryetarit?!

A duhet kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, që të ketë kujdes nga këta persona që nuk shohin asgjë para vetes pos karrierës së tyre dhe dukjes sa më mirë në opinion, ngritje në pozita?

A do ta luftojnë këta persona një ditë Gjinovcin, ta rrëzojnë nga posti i kryetarit, me synime që të ngritën në pozicione?

Aktualisht ata që luftojnë për karrierë e jo për volejboll, njihen në gishta, por një ditë do të kërkojnë rrëzimin e Gjinovcit, madje edhe “dy – tre njerëz kinse të besueshëm të tij”, kështu flitet e përflitet! Në fakt, Gjinovci deri me tash gjtihçka e ka në menaxhimin e tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat