Gresa, Valmira e Rinesa, synojnë titullin e kampionit të Kosovës 

Volejboll

Gresa, Valmira e Rinesa, synojnë titullin e kampionit të Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:07
Gresa Raçi në të majtë, Rinesa Hasani në mes dhe Valmira Ramadani në të djathtë

Volejbollistet e Fer Volley nga Ferizaj, Gresa Raçi, kapitenja Valmira Ramadani e Rinesa Hasani, me bashkëlojtare përgatiten me intensitet të shtuar, me synime të qarta, të luftojnë për trofe. 

Treshja Gresa, Valmira e Rinesa, zotohen se me lojëra cilësore do t’i sjellin ekipit titullin e parë të kampionit të Kosovës.

Pas trofeut të Kupës së Federatës, ato synojnë edhe suksesin e radhës. 

Fer Volley aktualisht renditet në vend të dytë me 32 pikë, 4 me pak se liderja Drita.

Në taborin ferizajase punohet me përkushtim në një atmosferë të shkëlqyeshme, ku të gjithë luftojnë për një e një për të gjithë.

Kryetrajneri Edon Ibrahimi është i kënaqur me punën dhe atmosferën në klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat