Kosova U20 mbyll aventurën në kualifikueset e Kampionatit Evropian

Volejboll

Kosova U20 mbyll aventurën në kualifikueset e Kampionatit Evropian

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 17:16
Kosova U20 mbyll aventurën në kualifikueset e Kampionatit Evropian

Kosova U20 mbyll aventurën në kualifikueset e Kampionatit Evropian në Beach Volley.

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën nën 20-vjeç, e përbërë nga çifti Erion Bajrami/Eron Murseli dhe e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, ka mbyllur aventurën në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian të volejbollit në rërë në Izmir të Turqisë, pasi u mposht edhe në ndeshjen e dytë me rezultat të ngushtë 1-2 (17-21, 22-20, 7-15), nga dyshja andorrase Mas/Tagliaferro.

Djelmoshat 'Dardanë' tentuan të rezistojnë, sidomos në setin e dytë.

Ekipi tash kthehet në Kosovë me një eksperiencë të re, nga e cila mund të ndërtojë në të ardhmen.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë, ekipi ynë u mposht nga Armenia, po ashtu me rezultat 1-2 (16-21, 21-19, 12-15).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat