Shqipëria gati për eliminatoret e Europianit

Volejboll

Shqipëria gati për eliminatoret e Europianit

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 14:15
Shqipëria

Kombëtarja e volejbollit për meshkuj ka nisur përgatitjet për të marrë pjesë në muajin gusht në eliminatoret e Kampionatit Europian.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Jani Melka ndodhet në Grupin G, bashkë me Rumaninë, Bosnjë-Herzegovinën dhe Zvicrën.

Interesant fakti se dy nga këto tri skuadra rivale, Rumania e Bosnja, janë përballur me kuqezinjtë një muaj më parë në Ligën e Argjendtë. Ndaj rumunëve, Shqipëria i humbi të dyja sfidat, ndërsa me boshnjakët fituan një sfidë e humbën tjetrën.

Ndeshja e parë do të luhet në Rumani më 3 gusht, ndërsa e fundit me 20 gusht, por ndaj rivalëve ballkanas.

Ekipi i vendit të parë në secilin grup kualifikohet direkt, ashtu sikurse edhe 5 vendet e dyta më të mira në të gjitha grupet.

Kombëtarja po e kryen fazën përgatitore në kryeqytet, në sallën sportive “Feti Borova”, ku janë grumbulluar elementët më të mirë. Trajneri Jani Melka do të ketë mjaft mungesa nga eventi i fundit, por shpreson në një paraqitje të mirë.

Kalendari i kombëtares

3 gusht, Rumani – Shqipëri (17:00)

7 gusht, Shqipëri – Bosnjë/Herzegovinë (19:00)

10 gusht, Zvicër – Shqipëri (19:30)

13 gusht, Shqipëri – Zvicër (19:00)

17 gusht, Bosnjë/Herzegovinë – Shqipëri (20:00)

20 gusht, Shqipëri – Rumani (19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat