Kosova U20 fillon stërvitjet intensive në Gjakovë

Volejboll

Kosova U20 fillon stërvitjet intensive në Gjakovë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 23:18
Kosova U20

Kosova U20 fillon stërvitjet intensive në Gjakovë, para Kampionatit Ballkanik!

Kombëtarja U20 e Kosovës, meshkujt, ka udhëtuar drejt Gjakovës ku ka filluar menjëherë me përgatitjet intensive, para Kampionatit Ballkanik U20, i cili do të zhvillohet në Shqipëri mes datave 6-10 shtator.

Volejbollistët e rinj, të udhëhequr nga stafi teknik me në krye trajnerin Blendi Haxhikadrija, po u nënshtrohen stërvitjeve dy herë në ditë, në mënyrë që të përgatiten për përfaqësim sa më dinjitoz në këtë kompeticion.

"Dardanët" udhëtojnë drejt Shqipërisë më 5 shtator, para ndeshjes së parë që e zhvillon një ditë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat