Çudia e KD të FVK-së, pas pothuajse 4 muajve dënojnë Valmira Ramadanin!

Volejboll

Çudia e KD të FVK-së, pas pothuajse 4 muajve dënojnë Valmira Ramadanin!

Nga: K. Goca Më: 30 shtator 2022 Në ora: 15:41
Valmira Ramadani

Volejbolli i Kosovës nuk e ka edhe problem të sjell edhe vendime interesante, madje të dënohet një volejbolliste pas pothuajse 4 muajve siç është Valmira Ramadani.

Duke iu referuar burimeve të volejbollit, me datë 26 maj Valmirës iu është tërhequr vërejtja por habia është se rasti rikthehet në rishqyrtim dhe dënohet me një ndeshje.

Nuk është problemi dënimi i volejbollistes, por Komisioni Disiplinor i FVK-së, ku ishin pothuajse qe 4 muaj, në pushime verore?

Image

Vendimi

Dhe habia tjetër, përse u rikthye në rishqyrtim dhe pas hedhjes së shorti për kampionat, dënohet një volejbolliste! 

Lojtarja ka shkaktuar problem në muajin maj, ndërsa ajo dënohet me 15 shtator dhe klubi Fer Volley me 200 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat