Peja mposht Golden Eagle Therandën

Volejboll

Peja mposht Golden Eagle Therandën

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 22:45
Peja

Kampioni i Kosovës në volejboll, Peja ka vazhduar me fitore këtë edicion, duke regjistruar fitoren e dytë në po aq javë, pasi mposhti si mysafir Therandën me rezultat 1-3

Suharekasit fituan setin e parë me rezultat 25-16, por pejanët u rikthyen duke fituar tre setet e ardhshme (19-25, 16-25, 9-25).

Kujtojmë se në xhiron e parë, Peja kishte mposhtur Lubotetnin 0-3, ndërsa G. E Theranda arriti fitore të vështirë në udhëtim kundër Dritës me rezultat 3-2.

Ndeshja tjetër e xhiros së dytë, e paraparë të luhet sot sipar orarit, Ferizaj-Luboteni, është shtyrë për një datë tjetër për shkak të angazhimit të ekipit të Lubotenit në garat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat