Skënderbeu mposht Lubotenin

Volejboll

Skënderbeu mposht Lubotenin

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 21:20
Skënderbeu mposht Lubotenin

Skënderbeu ka mposhtur Lubotenin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës A, meshkujt, të dielën mbrëma.

Skënderbeu triumfoi me rezultat 3-1, derisa u desh të luftonte shumë për t'i fituar dy setet e parë, 26-24 dhe 28-26.

Luboteni u rikthye për ta fituar setin e tretë 18-25, por ishte i pafuqishëm të parandalonte disfatën në setin e katërt me rezultat 25-23.

Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu grumbullon shtatë pikë, ndërsa Luboteni mbetet në kuotën e zero pikëve, por me një ndeshje më pak të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat