M-Technologie mposht Fushë Kosovën

Volejboll

M-Technologie mposht Fushë Kosovën

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 17:41
M-Technologie mposht Fushë Kosovën

M-Technologie ka mposhtur Fushë Kosovën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Superligës A, femrat.

Vashat e Naser Krasniqit treguan paraqitje solide, derisa setin e parë e fituan me rezultat 19-25, për ta humbur të dytin 25-18.

Mirëpo, në setin e tretë, M-Technologie tregoi paraqitje jashtëzakonisht dominuese duke fituar 8-25, para se të siguronin triumfin në setin e katërt, të cilin e fituan 22-25.

Pas kësaj fitoreje, M-Technologie grumbullon gjashtë pikë, ndërsa Fushë Kosova mbetet në kuotën e pesë pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat