Luboteni arrin fitoren e parë

Volejboll

Luboteni arrin fitoren e parë

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 23:45
Luboteni

Luboteni arrin fitoren e parë!

Luboteni ka regjistruar një fitore të rëndësishme si nikoqir i G.E Therandës me rezultat 3-1, në përballjen e vlefshme për xhiron e pestë të Superligës A, meshkujt, të enjten mbrëma.

Ferizajasit regjistruan fitoren e parë këtë edicion, pas një paraqitjeje impresive, derisa fituan setin e parë me rezultat 25-16, me G.E Therandën që u rikthye në setin e dytë, të cilin e fitoi 22-25.

Mirëpo, Luboteni ishte i vendosur të siguronte fitoren e parë këtë sezon dhe luftoi fuqishëm në dy setet pasuese, të cilat i fitoi 25-20 dhe 25-12, për t'i marrë pikët e para këtë fushatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat