Drita mposht M-Technologie

Volejboll

Drita mposht M-Technologie

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 19:58
Drita mposht M-Technologie

Drita mposht M-Technologie dhe vazhdon bilancin perfekt të fitoreve këtë sezon!

Drita ka vazhduar me bilancin qind për qind të fitoreve këtë edicion, derisa ka mposhtur M-Technologien me rezultat 0-3 në sete, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligën A, femrat, të shtunën mbrëma.

Setin e parë "Intelektualet" e fituan me rezultat 17-25, për të vazhduar 20-25 në të dytin, derisa në setin e tretë kryen punë lehtë, duke triumfuar 13-25.

Pas kësaj fitoreje, Drita grumbullon 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, ndërsa M-Technologie mbetet në kuotën e gjashtë pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat