Drita fiton kundër G.E Therandës

Volejboll

Drita fiton kundër G.E Therandës

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 00:00
Drita

Drita ka mposhtur Golden Eagle Therandën, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superligë, të shtunën mbrëma, me rezultat 0-3.

Djelmoshat gjilanas arritën fitore të rëndësishme, derisa po zhvillohet garë e fortë për primat në tabelë.

Setin e parë ekipi i drejtuar nga Idriz Berisha e fitoi me rezultat 23-25, ndërsa të dytin dhe të tretin 22-25.

Pas kësaj fitoreje, Drita grumbullon 13 pikë dhe, të paktën përkohësisht, e vetme kryeson në tabelë.

Në anën tjetër, suharekasit mbeten në vendin e katërt me pesë pikë të grumbulluara nga gjashtë ndeshje të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat