Ferizaj mposht Lubotenin

Volejboll

Ferizaj mposht Lubotenin

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:54
Ferizaj

Ferizaj mposht Lubotenin në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e dytë e Superligës A, meshkujt!

Ferizaj ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në këtë fillim kampionati nw derbin e qytetit kundër Lubotenit, në një përballje e cila ishte paraparë të zhvillohej në javën e dytë, por ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Lubotenit në garat ndërkombëtare.

Ferizajasit triumfuan me rezultat 3-1, duke fituar setin e parë me rezultat 25-22, derisa kryen punë më lehtë në setin e dytë, të cilin e fituan 25-15.

Mysafirët u rikthyen në setin e tretë duke fituar 23-25, por djelmoshat e trajnerit Butrint Ilazi kryen punën me sukses në setin e katërt, të cilin e fituan 25-22.

Pas kësaj fitoreje, Ferizaj grumbullon nëntë pikë dhe zë pozitën e katërt, ndërsa Luboteni mbetet në vendin e fundit me tre pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat