Tirana korr fitoren e pestë radhazi

Volejboll

Tirana korr fitoren e pestë radhazi

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 18:18
Tirana korr fitoren e pestë radhazi

Ka startuar sot java e 6-të e Superligës në volejboll për femra, teksa janë luajtur dy ndeshjet e para.

Tirana fitoi 3-1 ndaj Barleti Volley në derbin e kryeqytetit, duke korrur fitoren e pestë radhazi. Ndeshja në përgjithësi u dominua nga bardheblutë, që humbën vetëm setin e dytë, fituar 25-19 nga Barleti, duke barazuar përkohësisht shifrat. Ndërsa në tri setet e tjera, epërsia e Tiranës ishte e ndjeshme, duke fituiar pa probleme setet 25-12, 25-11 e 25-20.

Fitoren e dytë sezonale korri Lushnja, që në kryeqytet mundi 3-0 Korabin, duke iu afruar katërshes së më të mirave. Ndeshje pa histori, fituar brenda 60 minutash ndaj ekipit të Korabit: 25-9, 25-16, 25-16. Për Korabin ende nuk ka ardhur fitorja e parë në kampionat, duke mbyllur renditjen.

Superliga-Femra, java e 6-të

Barleti Volley – Tirana, 1-3

Lushnja – Korabi, 3-0

Partizani – Skënderbeu, 5 nëntor

Teuta – Vllaznia, 5 nëntor

Renditja: Skënderbeu 15 pikë, Partizani 15 pikë, Tirana 15 pikë, Barleti Volley 8 pikë, Lushnja 7 pikë, Vllaznia 6 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat