Cardoza i bashkohet Ferizajt! Butrint Bytyçi flet për përparësitë e ekipit të tij 

Volejboll

Cardoza i bashkohet Ferizajt! Butrint Bytyçi flet për përparësitë e ekipit të tij 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 nëntor 2022 Në ora: 16:15
Butrint Bytyçi

Të dielën do të zhvillohet derbi i madh i javës së tetë në elitën e volejbollit të Kosovës, në konkurrencën e meshkujve, mes Ferizajt dhe kampionit në fuqi Pejës. 

Ndeshja pritet me kureshtje nga dashamirët e sportit skofiar, e cila luhet në orën 18.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Ferizajasit besojnë e shpresojnë në përparësinë e fushës po ashtu edhe në përkrahjen e publikut – lojtari i tetë.

Image

Ferizaj

Kapiteni i KV Ferizaj, Butrint Bytyçi, tha se pret angazhim maksimal të ekipit të tij.

“Nga kjo ndeshje pres angazhim maksimal të ekipit tim, pasi që dita ditës vetëm se po komponohemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mendoj se kemi gjithë potencialin që të shfaqim më të mirën tonë në këtë ndeshje. KV Peja është një ekip e mirëorganizuar dhe nuk do ta kemi të lehtë përballjen e kësaj jave”, thotë Bytyçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Cilat janë përparësitë e Ferizajt në këtë ndeshje?

“Një ndër përparësitë kryesore në këtë ndeshje dhe gjithë të tjerave është fryma pozitive që kemi në klub, jemi në terren vendas, sepse ndeshja zhvillohet në ‘Bill Clinton’ dhe në fund por jo më pak të rëndësishëm janë lojtarët të cilët janë duke treguar përkushtim tejet të madh ndaj KV Ferizaj, ku së fundmi ekipit i është bashkuar edhe lojtari tejet cilësor Leonardo Cardoza në pozitën e pranuesit”, shprehet Bytyçi.

Peja kryeson me 16 pikë dhe Ferizaj renditet në pozitën e 4-të me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat