Kadriu: Mu bë qejfi që festuam në Skenderaj 

Volejboll

Kadriu: Mu bë qejfi që festuam në Skenderaj 

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 21:32
Kadriu

Skenderaj është fitues i Kupës së Federatës në volejboll (femrat).

Trajneri i Skenderajt, Ylli Kadriu, pas triumfit të ekipit të tij, me rezultat 3:0 ndaj Dritës, shprehet krenar me vashat e tij.

"Dua të filloj me një falenderim shumë të madh për vajzat tona. Sot ishin ne çdo nivel të detyrës.

Duke dhënë edhe atomin e fundit në fushë. Ishin të relaksuara, por me një grind të madhe në fushë duke e festuar çdo pikë si të ishte e fundit. Sot, merita u takon lojtareve. Unë si trajner e kam shijuar shumë lojën, duke folur shumë pak pasi që nuk kishte nevojë.

"Mu bë qejfi që festuam në Skenderaj në një ambient të mirë të organizuar nga klubi ynë, KV Skenderaj, dhe them te drejtën më shumë e kishim fokusin në organizim këto dy ditë ne si staf.

"Falenderoj publikun tonë për prezencën, krerët e komunës sonë dhe të gjithë që na përkrahën", tha Kadriu për faqen e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat