Partizani lider në Grupin A

Volejboll

Partizani lider në Grupin A

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 13:58
Partizani lider në Grupin A

Janë luajtur ndeshjet e ditës së dytë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Partizani udhëheq në Grupin A, pas fitores 3-0 ndaj Vllaznisë në sfidën e luajtur në kryeqytet (25-17, 25-16, 25-19). Ndeshje e komanduar nga kryeqytetaset, që i dhanë një leksion mikeshave nga shkodra. Fiton edhe Barleti Volley, që mundi 3-0 Korabin në kryeqytet.

Në Grupin B, Lushnja korri fitoren e parë në këtë turne, duke mundur pa probleme 3-0 Teutën në Durrës. Sfidë e komanduar gjatë gjithë kohës nga vajzat lushnjare, që i fituan setet me diferenca pikësh: 25-16, 25-18, 25-15. Këto janë tri pikët e para të Lushnjës në këtë turne.

Po 3-0 fiton edhe Skënderbeu kampion, që mundi në Korcë 3-0 Tiranën rivale, në një ndeshje që pritej më e fortëm, por që u dominua nga vendaset (25-22, 25-17, 25-19). Mikeshat nga kryeqyteti nuk dhanë atë që pritej në fushë, ndërsa Skënderbeu ishte gjithnjë superior në fushë.

Femra-Grupi A (java e dytë)

Korabi – Barleti Volley, 0-3

Partizani – Vllaznia, 3-0

Renditja: Partizani 6 pikë, Vllaznia 3 pikë, Barleti Volley 3 pikë, Korabi 0 pikë.

Femra-Grupi B (java e dytë)

Teuta – Lushnja, 0-3

Skënderbeu – Tirana, 3-0

Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Tirana 3 pikë, Lushnja 3 pikë, Teuta 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat