M-Technologie pëson humbje nga Partizani!

Volejboll

M-Technologie pëson humbje nga Partizani!

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 20:07
M-Technologie

Liga "Gjergj Kastrioti": M-Technologie pëson humbje nga Partizani!

Ekipi nga Superliga A e Kosovës në volejboll, M-Technologie ka pësuar disfatë në përballjen e parë në kuadër të edicionit të ri të Ligës "Gjergj Kastrioti", të shtunën mbrëma, në palestrën "A. Rusi".

M-Technologie pësoi me rezultat 3-0 (25-10, 25-18, 25-18), në një përballje me momente interesante të Grupit A.

Kujtojmë se ky është edicioni i dytë i kësaj lige të përbashkët, e cila vjen falë një bashkëpunimi të zellshëm mes FVK-së dhe FSHV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat