Peja mposhtet me rezultat të ngushtë nga Tirana

Volejboll

Peja mposhtet me rezultat të ngushtë nga Tirana

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 13:35
Peja

Peja mposhtet me rezultat të ngushtë nga Tirana në Ligën "Gjergj Kastrioti"!

Peja është mposhtur me një rezultat të ngushtë nga Tirana, në ndeshjen e së shtunës mbrëma, në kuadër të Grupit A, të Ligës "Gjergj Kastrioti".

Pejanët e pësuan me rezultat 3:2 (25:15, 25:18, 23:25, 20:25, 18:16) nga një Tiranë që ngadhnjeu në fund, derisa kishte avantazhin e nikoqirit në palestrën "F. Hoti".

Ndeshja tjetër e Grupit A të kësaj lige të përbashkët që erdhi si rezultat i bashkëpunimit të mirë mes FVK dhe FSHV, luhet mes Skenderbeut dhe Erzenit, të dielën me fillim nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat