Skenderbeu humb nga Erzeni

Volejboll

Skenderbeu humb nga Erzeni

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 22:28
Skenderbeu humb nga Erzeni

Skenderbeu humb nga Erzeni në Ligën "Gjergj Kastrioti"!

Skenderbeu ka pësuar disfatë nga ekipi rival nga Shqipëria, Erzeni, në ndeshjen e vlefshme për Ligën "Gjergj Kastrioti", Grupi A, të dielën mbrëma, në palestrën "Better Life" të Lipjanit.

Djelmoshat nga ekipi kosovar pësuan disfatë 1-3 (08-25, 21-25, 25-23, 21-25) në sete, me Erzenin që dominoi setin e parë dhe të dytë, por nikoqirët u rikthyen në të tretin, eventualisht për ta humbur të katërtin dhe ndeshjen në përgjithësi.

Në përballjen tjetër të Grupit A, Tirana mundi Pejën me rezultat 3-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat