Luboteni mposhtet nga Vllaznia

Volejboll

Luboteni mposhtet nga Vllaznia

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 22:32
Luboteni mposhtet nga Vllaznia

Ekipi që bën pjesë në elitën e volejbollit kosovar në konkurrencën e meshkujve, Luboteni ka pësuar disfatë nga ekipi i Vllaznisë në palestrën "Bill Klinton", në kuadër të Grupit B të Ligës "Gjergj Kastrioti", të dielën mbrëma.

Ekipi kosovar pësoi disfatë me rezultat 0-3 (23-25, 17-25, 25-27), derisa sigurisht se do të kërkojë të bëjë më shumë në takimin e kthimit.

Luboteni luftoi fort, sidomos në setin e parë dhe të tretë, por mysafirët u treguan më efikas në kontinuitet dhe arritën të sigurojnë fitoren.

Takimi tjetër i Grupit B, ai mes Partizanit dhe Ferizajt, u mbyll me fitoren e kësaj të fundit me rezultat 2-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat