Partizani merr kreun e Grupit B

Volejboll

Partizani merr kreun e Grupit B

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 12:21
Partizani merr kreun e Grupit B

Janë luajtur ndeshjet e raundit të dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj.

Në Grupin A, skuadra e Erzeni ka marrë frenat e renditjes, pas fitores 3-2 ndaj Tiranës, në një përballje mjaft të fortë mes dy skuadrave shqiptare. Dy herë bardheblutë kaluan në epërsi dhe po dy herë u arritën nga shijakasit, që më pas fituan edhe setin final.

Po në këtë grup, Peja fitoi po 3-2 ndaj Skënderbeut  të Kosovës. Në Grupin B, ekipi i Partizani fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë, duke marrë kreyesimin dhe tashmë është më pranë një vendi në gjysmëfinale.

Meshkuj-Grupi A (java e dytë)

Erzeni – Tirana, 3-2

Skënderbeu (Kos) – Peja, 2-3

Renditja: Erzeni 5 pikë, Tirana 3 pikë, Peja 3 pikë, Skënderbeu (Kos), 1 pikë.

Meshkuj-Grupi B (java e dytë)

Partizani – Vllaznia, 3-0

Luboteni – Ferizaj, e shtyrë

Renditja: Partizani 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Ferizaj 2 pikë, Luboteni 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat