Drita mbetet pa tekst, Ibrahimi: Një fitore shumë e rëndësishme 

Volejboll

Drita mbetet pa tekst, Ibrahimi: Një fitore shumë e rëndësishme 

Më: 26 janar 2023 Në ora: 17:07
Arlind Ibrahimi

Fer Volley nga Ferizaj, e la pa tekst kampionen në fuqi, Dritën, duke e mundur me rezultat 3:0 në kuadër të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll (femrat). 

Pak kush ka pritur se Fer Volley do t’i jepte leksion Dritës në palestrën "Bashkim Selishta" në Gjilan.

Trajneri i Fer Volleyt, Arlind Ibrahimi, është i kënaqur me vajzat e tij.

"Një fitore shumë e rëndësishme për ne pasi ngadalë po arrijmë të dalim nga deficiti që  kishim në dy përballjet  e para, me këto tre pikë ne kalojmë në pozitën e dytë në grup dhe tashmë varet nga ndeshja e fundit kalimi në fazën tjetër! 

Dua t'i përgëzoj vajzat për paraqitjen e mirë dhe realizimin e detyrave në përpikëri.

Ekipi nga ndeshja në ndeshje po vjen duke u komponu e duke tregu paraqitje më të mira!”, tha Ibrahimi për faqen e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat