Ferizaj fiton kundër Lubotenit

Volejboll

Ferizaj fiton kundër Lubotenit

Më: 27 janar 2023 Në ora: 18:37
Ferizaj

Ferizaj fiton kundër Lubotenit në Ligën "Gjergj Kastrioti"!

Ferizaj ka mposhtur Lubotenin në palestrën "Bill Klinton", të enjten mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të ligës së përbashkët mes ekipeve nga Shqipëria dhe Kosova, "Gjergj Kastrioti".

Ferizaj triumfoi me rezultat 1-3 (17-25, 25-22, 16-25, 11-25), me rezultatin që ishte i barabartë pas dy seteve, por Ferizaj tregoi fuqinë e vërtetë në dy setet pasuese duke i fituar me rezultat të thellë.

Ndeshjen e radhës Ferizaj e zhvillon kundër Vllaznisë më 28 janar, ndërsa Luboteni luan si mysafir i Partizanit, po ashtu më 28 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat