Drita mposht Vllazninë

Volejboll

Drita mposht Vllazninë

Më: 27 janar 2023 Në ora: 20:42
Drita

Drita mposht Vllazninë në ndeshjen e mbetur në Ligën "Gjergj Kastrioti"!

Drita ka mposhtur Vllazninë në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e katërt në ligën e përbashkët "Gjergj Kastrioti".

"Intelektualet" regjistruan një fitore të lehtë në palestrën "Bashkim Selishta" të Gjilanit, me rezultat 3-0 (25-23, 26-24, 25-11).

Mysafiret nga Shqipëria u munduan të krijonin rezistencë dhe momentum, sidomos në setin e dytë, por ishin të pafuqishme të bëjnë më shumë kundër kampionit në fuqi të Superligës A.

Pas kësaj fitoreje, Drita grumbullon gjashtë pikë në Grupin B, ndërsa Vllaznia mbetet në kuotën e tre pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat