Skenderaj fiton kundër Partizanit

Volejboll

Skenderaj fiton kundër Partizanit

Më: 28 janar 2023 Në ora: 20:40
Skenderaj

Skenderaj fiton kundër Partizanit në Ligën "Gjergj Kastrioti"!

Skenderaj ka mposhtur Partizanin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e fundit të Ligës "Gjergj Kastrioti", të shtunën mbrëma, me rezultat 3-1 (25-18, 25-12, 16-25, 25-14).

Ishte një ndeshje që nuk kishte shumë rëndësi për ekipin e trajnerit Ylli Kadriu, pasi tashmë e kishte siguruar pozitën e parë në Grupin A.

Sidoqoftë, këto pikë janë të mirëseardhura për vashat nga Skenderaj, të cilat vazhdojnë tutje në fazat finale të këtij kompeticioni në formë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat