Ibrahimi: Një ndeshje që duhej fituar për të siguruar kalimin në gjysëmfinale

Volejboll

Ibrahimi: Një ndeshje që duhej fituar për të siguruar kalimin në gjysëmfinale

Më: 29 janar 2023 Në ora: 19:27
Ibrahimi

Fer Volley ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 3:0 (25:14, 25:12, 25:14) ndaj Vllaznisë së Shkodrës, në takimin e Ligës "Gjergj Kastrioti" në volejboll.

Trajneri i Fer Volley nga Ferizaj, Arlind Ibrahimi, pas fitores kundër Vllaznisë, tha se vashat e tij zbatuan detyrat me përpikëri.

"Një ndeshje që duhej fituar për të siguruar kalimin në gjysëmfinale të ligës unike.

Humbja e dy ndeshjeve të para komplikoi kualifikimin për në fazën tjetër por pas ardhjes së lojtareve nga jashtë dhe konsolidmit të ekipit, ne ishim të vetdijshëm që na duhej t'i fitonim të gjitha ndeshjet e mbetura dhe kjo u arrit falë punës, disiplinës dhe karakterit te fortë të vajzave që dua t'i falenderoj për korrektësinë e tyre!

Ndeshja e mbrëmshme u karakterizua me një dominim nga skuadra jonë, gjë që na lejoi t'i aktivizojmë të gjitha lojtaret ndër to edhe tri lojtare nga shkolla jonë e volejbollit, ditëlindje të vitit 2006 dhe 2007, ku treguan paraqitje shumë të mirë!", tha Ibrahimi për faqen e FVK-së,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat