Goditje e rëndë për Lubotenin, humb ndeshjen me rezultat zyrtar

Volejboll

Goditje e rëndë për Lubotenin, humb ndeshjen me rezultat zyrtar

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 23:15
Lubotenin

Luboteni i Ferizajt ka humb ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 nga Peja.

Përderisa KV Luboteni ka bërë të ditur se ndeshjen e kanë fituar me rezultat 3:1 ndaj Pejës dhe sipas tyre është luajtur në Lipjan, nga ana tjetër FVK ka bërë të ditur se skuadra ferizajas humb ndeshjen në tavolinën zyrtare.

KV Luboteni duhet të sqarojë opinionin se çfarë ka ngjarë dhe pse e humbin sfidën me 3:0 në tavolinë zyrtare.

Kjo është një goditje e rëndë për Lubotenin.

Merret vesh se problemi është që janë paraqitur dy brazilianë në radhët e Lubotenit dhe kjo ka qenë arsyeja që Luboteni ka humb ndeshjen në tavolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat