Ferizaj i fortë për Golden Eagle Therandën

Volejboll

Ferizaj i fortë për Golden Eagle Therandën

Më: 6 prill 2023 Në ora: 13:07
Ferizaj

Ferizaj ka mposhtur G.E Therandën, të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19 në Superligën A, meshkujt.

Ferizajasit triumfuan me rezultat 3-1 (25-19, 25-17, 20-25, 25-20), në një përballje interesant në palestrën e "Qytetit" në Shtime.

Therandasit u rikthyen në lojë në setin e tretë, por eventualisht u desh të pajtohen me disfatën e 12 këtë sezon.

Pas kësaj fitore, Ferizaj grumbullon 37 pikë në vendin e dytë, ndërsa G.E Theranda mbetet në vendin e pestë me 17 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat