Ulpiana siguron Superligën A

Volejboll

Ulpiana siguron Superligën A

Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:54
Ulpiana

Ulpiana ka siguruar promovimin në Superligën A nga edicioni i ardhshëm, pasi në ndeshjen e barazhit mposhti Prishtinën, në ndeshjen që u luajt të shtunën pasdite.

Ulpiana, si kampione e Superligës B, perëndim, fitoi kundër kampiones së Superligës B, lindje, Prishtinës, me rezultat 0-3 (18-25, 21-25, 20-25).

Ishte një fitore kryesisht komode për mysafirët, të cilët nuk rrezikuan humbjen e asnjërit set.

Ulpiana edicionin e ardhshëm konkurron në ligën elitare të volejbollit, ndërsa Prishtina luan në Playout me ekipin e vendit të pestë të Superligës A.

Komesari i Garave, Ardian Ibraj dhe gjyqtari i mirënjohur i volejbollit, Agim Lumi, ndanë trofeun dhe medaljet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat