M-Technologie fiton kundër Fushë Kosovës në xhiron e fundit

Volejboll

M-Technologie fiton kundër Fushë Kosovës në xhiron e fundit

Më: 8 prill 2023 Në ora: 20:24
M-Technologie

M-Technologie e ka mbyllur me fitore edicionin 2022/23 në Superligën A, femrat, të Kosovës në volejboll, duke arkëtuar pikë të plota në xhiron e fundit kundër Fushë Kosovës.

Prishtinaset arritën fitore me rezultat 3-1 (25-16,25-27,25-18,25-16).

Ishte një ndeshje interesante të shikohej, me nikoqiret që fituan setin e parë por u mposhtën në të dytin pas një rezistence të fortë dhe efikase të mysafireve.

Megjithatë, në dy setet e fundit, M-Technologie tregoi forcën për të arritur pikët e plota.

Kështu, M-Technologie mbyll fushatën në pozitën e katërt me 24 pikë të grumbulluara, ndërsa Fushë Kosova mbetet në vendin e pestë me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat