Skënderbeu “leksion” Tiranës

Volejboll

Skënderbeu “leksion” Tiranës

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:39
Pamje nga një ndeshje

Skënderbeu kampion dhe Partizani fituan ndeshjet e para gjysmëfinale të play off-it në volejboll për femra, duke hedhur një hap të madh drejt fazës finale.

Skuadra korçare mundi 3-0 në fushën e saj Tiranën, në një ndeshje që në përgjithësi u komandua nga vendaset (25-21, 25-21, 25-14). Bardheblutë nuk kishin forcën për të shkuar deri në fund të çdo seti dhe shpejt u dorëzuan.

Në kryeqytet, Partizani e pati të lehtë të mundë 3-0 Vllazninë (25-19, 25-9, 25-18), ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Epërsi e skuadrës kryeqytetase ishte e madhe në të trija setet, duke mos hasur shumë vështirësi për të mundur shkodranet.

Gjysmëfinale – Femra

Nd.1, Partizani – Vllaznia, 3-0

Nd.1, Skënderbeu – Tirana, 3-0

Nd.2, Vllaznia – Partizani

Nd.2, Tirana – Skënderbeu

Gjysmëfinale-Meshkuj

Nd.1, Partizani – Vllaznia, 3-0

Nd.1, Erzeni – Tirana, 3-2

Nd.2, Vllaznia – Partizani, 0-3

Nd.2, Tirana – Erzeni, 3-0

Nd.3, Erzeni – Tirana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat