Kryen marrëdhënie brenda, volejbollistja i jep fund lidhjes me këngëtarin e njohur

Volejboll

Kryen marrëdhënie brenda, volejbollistja i jep fund lidhjes me këngëtarin e njohur

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:52
Kej Alvesh e Gustavo Benedetit

Duket se marrëdhënia romantike e krijuar në “Big Brother VIP Brazil” mes Kej Alvesh dhe Gustavo Benedetit ka marrë fund jashtë shtëpisë.

Volejbollistja u detyrua t’i jepte fund aventurës së saj për shkak të një problemi që kishte ndodhur jashtë shtëpisë dhe duket se jashtë saj ka përfunduar dhe romanca me këngëtarin e njohur.

Të dy ata krijuan një çift vërtet të pëlqyer nga publiku, duke e shprehur dashurinë në shumë mënyra, madje duke kryer dhe marrëdhënie se*suale brenda shtëpisë.

Gjithsesi ishte vetë Alvesh e cila ka konfirmuar se mes tyre nuk ka më asgjë dhe se secili është fokusuar në jetën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat