Drita fiton derbin

Volejboll

Drita fiton derbin

Më: 9 prill 2023 Në ora: 21:05
Drita

Drita mposht Skenderajn dhe e mbyll sezonin në vendin e parë!

Drita ka mposhtur Skenderajn, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e fundit në Superligën A, femrat, të dielën pasdite.

Kampionia në fuqi e Superligës A e mbylli në mënyrë perfekte këtë fushatë, derisa mposhti një rival të fortë si Skënderaj me rezultat 3:0 ( 25:18, 25:18, 25:22).

"Intelektualet" dominuan ndeshjen, me mysafiret që ngushtuan disavantazhin në pikë në setin e tretë, por nuk arritën të parandalojnë humbjen.

Drita e mbyll sezonin e rregullt si lidere me 56 pikë, ndërsa Skenderaj mbetet në pozitën e dytë me 46 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat