Tirana shkon në finale me spektakël

Volejboll

Tirana shkon në finale me spektakël

Më: 11 prill 2023 Në ora: 12:27
Tirana

Tirana shkon në finale me spektakël!

Është Tirana finalistja e dytë e Superligës së vole jbollit të meshkujve për sezonin 2022-2023.

Bardheblutë eliminuan Erzenin në gjysmëfinale duke e fituar serinë e takimeve me rezultatin 2-1, ndërsa tashmë do të kenë mundësinë që të luftojnë në aktin e fundit për të mbrojtur titullin kampion, teksa në finale do të gjejnë rivalët e qytetit, Partizanin.

Skuadra e Arben Sakos zhvilloi dje një ndeshje të shkëlqyer në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, duke fituar me përmbysje në shifrat 3-1 ndaj shijakasve në një takim që zgjati rreth 1 orë e 50 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat