Habil Ajeti emërohet ndihmës trajner në Maqedoninë e Veriut

Volejboll

Habil Ajeti emërohet ndihmës trajner në Maqedoninë e Veriut

Më: 2 maj 2023 Në ora: 22:37
Habil Ajeti

Një prej volejbollistëve më të mirë që ka pasur Tetova dhe rajoni, emërohet zëvendës seleksionues i përfaqësueses së volejbollit të Maqedonisë.

Kështu Habil Ajeti pas shumë çmimeve e titujve si lojtar aktiv, tashmë merr vlerësimin e rradhës edhe në cilësinë e trajnerit.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Joshko Milenkovski ka publikuar listën e volejbollistëve te të cilët do të llogarisë pjesëmarrjen në Ligën e Artë Evropiane CEV 2023, ndërsa njëkohësisht ka zgjedhur edhe kompletimin e stafit të tij teknik.

Habil Ajeti edhe zyrtarisht gjendet në listë me çka konfirmohet si ndihmës seleksionues në ekipin përfaqësues të vendit. Ky fakt paraqet mirënjohje dhe vlerësim të madh profesional për Ajetin, i cili aq shumë ka kontribuar për volejbollin tetovarë dhe më gjërë gjatë karrierës së tij aktive", ka shkruar mediumi nga Maqedeonia e Veriut "Sportmania".

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në volejboll do të grumbullohet në Mavrovë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore për paraqitjen në Ligën e Artë Evropiane CEV 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat